Në Premier League janë plotësisht të sigurt se edicioni do të rifillojë në qershor, ka thënë shefi ekzekutiv Richard Masters.
Lojtarët janë kthyer në stërvitje të martën, në ditën kur u bë e ditur për gjashtë raste pozitive për koronavirus në tri klube të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPremier League, që është pezulluar më 13 mars, ka caktuar më herët 12 qershorin si datë të mundshme për rifillim.
“Është një moment i rëndësishëm. Ne e kemi bërë hapin e parë”, ka thënë Masters për BBC. “Është gjë e madhe për të gjithë, duke përfshirë tifozët, që të shohin lojtarët tanë të kthyer në qendrat stërvitore”.
I pyetur se cilën datë Premier League e synon për rikthimin, Masters ka thënë se duhet të jetë fleksibil dhe mund të mësojë nga vazhdimi i Bundesligës javën e kaluar.
Ai po ashtu beson që tifozët do të mund të kthehen nga edicioni i ardhshëm.
Lojtarët aktualisht po ushtrojnë në grupe të vogla, duke mbajtur distancën sociale. Stërvitjet e plota, me kontakt, pritet të lejohen së shpejti nga autoritetet.