Klay Thompson, një nga gjuajtësit më të mirë të basketbollit, po rikthehet në parketin e NBA pas 31 muajsh.
Pasi ka munguar dy sezone radhazi për shkak të këputjes së ligamenteve të gjurit, e më pas edhe te tendinës së Akilit, Thompson do të jetë në skuadrën e Golden State Warriors për ndeshjen kundër Cleveland Cavaliers të shtunën pas mesnate.
Saktësisht 941 ditë nga ndeshja e fundit, para pushimit të gjatë për shkak të dëmtimeve.
Ylli i Warriors pësoi dëmtimin e parë në serinë finale më 2019 kundër Toronto Raptors, dhe më pas dëmtimin e dytë më të rëndë në sport në një seancë stërvitore - tendinën e Akilit.
Thompson fitoi tre unaza kampionati me Warriorsin dhe ishte pjesëmarrës në All-Star pesë herë.