Klay Thompson e zhvilloi ndeshjen më të mirë qëkur u rikthye nga lëndimi që e la atë jashtë parketit për 31 muaj.
Thompson kontribuoi me 21 pikë në fitoren që Golden State Warriors e shënoi ndaj Detroit Pistons, 102:86. Ishte vetëm ndeshja e tij e pestë qëkur u rikthye në parket pas lëndimit të ligametit të gjurit dhe lëndimit të tendinës së Akilit.
Kontribut në fitore dhanë edhe Andrew Wiggins me 19 pikë dhe Steph Curry, që shtoi 18 pikë të tjera pas mungesës në ndeshjen e kaluar.
Ndërkohë, Karl-Anthony Towns shënoi tri pikë kur kishin mbetur edhe 29 sekonda lojë dhe Minnesota Timberwolves fitoi ndaj New York Knicks, 112:110.
Anthony Edwards realizoi 21 pikë, kurse Towns kontribuoi me 20 pikë për Wolves, që fitoi për herën e gjashtë në tetë ndeshje. Alec Burks dështoi të shënonte në aksionin e fundit nga vija për tri pikë.