Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje e thellë e Golden Statet

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State ka pësuar humbje të thellë të martën mbrëma në udhëtim ndaj Phoenix Suns me rezultatin 134:105.

Devin Brooker ishte shënuesi më i mirë për Phoenixit, ndërsa shënoi 34 pikë, Jock Landale e Mikal Bridges shënuan nga 17 pikë, ndërsa Deandre Ayton ndihmoi me 16 pikë e 14 kërcime.

Golden State shënuesi më i mirë ishte Stephen Curry me 21 pikë, ndërsa Jordan Poole ndihmoi me 17 pikë.

Klay Thompson u përjashtua për herë të parë në karrierë, pasi mori dy gabime të shpejta teknike. Në total në këtë ndeshje referët dhanë shtatë gabime teknike.

Për Phoenixin është fitorja e tretë ndërsa ka edhe një humbje. Golden State ka bilanc prej dy fitore e dy humbje.