Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëlqen Curry, Golden State barazon serinë finale

Stephen Curry ka shkëlqyer në duelin e fundit duke realizuar 43 pikë në fitoren që Golden State Warriors e shënoi kundër skuadrës Boston Celtcis, 107:97.

Me këtë fitore barazohet edhe seria e finaleve të plejofit në ligën NBA në 2:2.

Bostoni ishte duke fituar 94:90 vetëm një minutë pa përfunduar i gjithë takimi, por 10-të pikë të realizuara rresht, ndihmuan “luftëtarët” ta fitojnë gjithë ballafaqimin në fund.

Curry realizoi plot shtatë herë nga vija për tri pikë nga 14 tentime, ndërsa nuk pati telashe me lëndim në këmbën e majtë, ashtu siç kishte në ndeshjen e tretë.

Klay Thompson kontribuoi në fitore me 18 pikë, ndërsa bashkëlojtari Andrew Wiggins, shtoi 17 pikë dhe 16 kërcime, më së shumti në karrierën e tij.

Curry ka mesatare prej 34.3 pikëve në seritë finale dhe ka shënuar 25 trepikësha në 51 tentime.

Edhe Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt Basketboll Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt

Ndërkohë, Jayson Tatum realizoi 23 pikë, 11 kërcime, gjashtë asistime e tri bllokada për Celtics, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.

Ndeshja e pestë e serive finale të plejofit do të luhet të hënën në San Francisco.