Ndeshja e Bundesliga 2 mes Paderbornit dhe Hansa Rostockut është ndërprerë disa herë dhe mund të pezullohet plotësisht për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushën e lojës.
Tifozët e Rostockut kanë hedhur mjetet ndezëse, disa prej të cilave kanë përfunduar në mesin e fushës.
Më herët në ndeshje, tifozët kanë bërë protestë 12 minutëshe me heshtje, për të kundërshtuar hyrjen e një investitori në Ligën Gjermane të Futbollit.
Aktualisht ndeshja është e ndërprerë, ndërsa tifozët ka dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes.