Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Feyenoordi dënon tifozët e tij

Feyenoord

Feyenoordi nuk do të lejojë tifozët e tij të udhëtojnë në dy ndeshjet e ardhshme si mysafir. Feyenoordi e mori këtë vendim pasi tifozët e tij hodhën fishekzjarrë dhe lënduan  shtatë persona në ndeshjen ndaj Cambuurit, të dielën.

Feyenoordi nuk do të lejojë tifozët në ndeshjet me NEC Nijmegenin dhe PEC Zwollen, që i takojnë kampionatit holandez.

“Menaxhmenti i klubit ka vendosur të bëjë këtë pas incidentit shumë të diskutuar dhe plotësisht të papranueshëm të fishekzjarrëve në Leeuwarden të dielën e kaluar”, ka thënë klubi holandez të mërkurën.

Tifozët vendas pësuan djegie, dëmtime të dëgjimit dhe lëndime në sy. Ndeshja ishte ndërprerë për rreth 20 minuta për shkak të fishekzjarrëve të ndezura dhe të hedhura nga tifozët mysafirë.