Liga e futbollit e Gjermanisë ka thënë të mërkurën se e ka ndërprerë planin për shitjen e një pjese të të ardhurave nga të drejtat televizive për investitorë të jashtëm, pas një muajsh protesta nga tifozët.
Liga, e njohur si DFL, ka thënë se bordi ka vendosur të mërkurën të mos vazhdojë me marrëveshjen.
Investitori privat “CVC Capital Partners” kishte mbetur i vetmi blerës i mundshëm.
Megjithatë, tifozët në futbollin gjerman protestuan shumë në Bundesligë dhe në Bundesliga 2, duke bërë që ndeshjet të shtyhen edhe deri në gjysmë ore.
Ata hodhën topa tenisi e objekte të tjera në ndeshje të ndryshme në shenjë pakënaqësie.
Artikuj të ngjashëm
-
Tifozët gjermanë do të dëgjojnë vendimet e arbitrave
-
Në Gjermani ndërpritet ndeshja për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë
-
UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s, premton veprime të tjera
-
UEFA me tjetër reagim: FIFA nuk mund ta përdorë futbollin për pasurim të vetes dhe miqve të saj
-
Kupa e Botës mund të bojkotohet nga Evropa për shkak të planit të FIFA-s