Marseille është në presion për ta mbajtur vendin e dytë në Ligën Franceze. I duhet Dimitry Payet të jetë në formën më të mirë, për të hyrë direkt në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
35-vjeçari Payet po e kalon një prej sezoneve më të mira në karrierën e tij. Është në kërkim të thyerjes së rekordit, për më së shumti gola të shënuar në një sezon.
Marseille ka vetëm tri pikë para vendit të tretë, Rennesit, dhe Monacos në formë. Këto dy klube kanë diferencë vetëm në goldallim.
Marseille luan të dielën në udhëtim te Lorienti në orën 17:05. Kjo skuadër duhet ta gjejë formën e duhur, pasi u përball me eliminim nga Liga e Konferencës nga Feyenoordi të enjten.
Payet ka shënuar deri tani 12 gola, ndërsa ka kontribuuar me nëntë asistime.
Kur ky futbollist nuk është në formën më të mirë, sikur në humbjen 3:0 në shtëpi nga Lyoni të dielën e kaluar, Marseille ka shumë vështirësi.
Por, në fundjavë duhet ta gjejë motivimin për fazën finale të sezonit.
Formën më të mirë, Payet e pati në edicionin 2010/1, kur shënoi 13 gola për Saint-Etiennen.