Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille në ndjekje të dy ëndrrave evropiane

Marseille do të luajë në udhëtim të dielën në orën 20:45 te rivali i madh, Paris Saint-Germaini, në ndeshjen që i takon xhiros së 32-të të elitës së futbollit francez.

Me këtë udhëtim, Marseille është në ndjekje të dy synimeve. Kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, dhe fitimit të trofeut evropian në mbyllje të këtij sezoni.

PSG-ja ka dominuar futbollin francez së fundmi dhe është afër që ta fitojë titullin e tetë në 10 sezonet e fundit në Ligue 1.

Por, parisienët nuk arritën që të shkonin larg në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa gjiganti i jugut mbetet i vetmi klub francez që ka fituar Kupë Evropiane, në vitin 1993.

Marseille, që drejtohet nga trajneri Jorge Sampaoli, udhëton në “Parkun e Princave” si ekip që renditet në vendin e dytë me 59 pikë, 12 sosh më pak PSG-ja lider (71 pikë).

Nga kampionati francez, vetëm tri skuadra kualifikohen në Champions, ndërsa Marseille ka shtatë pikë më shumë se Strasbourgu i vendit të katërt, që synon po ashtu rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Marseille u kualifikua të enjten në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 3:1 ndaj PAOK-ut. Fitoi në ndeshjen kthyese me rezultatin 1:0, me Dimitri Payetin që e shënoi golin e vetëm të mbrëmjes.

Edhe PSG-ja afër titullit, gara bëhet për vendin e dytë Futboll PSG-ja afër titullit, gara bëhet për vendin e dytë

Në gjysmëfinale do të luajë kundër ish-fituesit të Kupës Evropiane, Feyenoordit.

Marseille i ka fituar tetë ndeshje rresht në të gjitha garat, ndërsa në formë të përkryer është Payet.

Në formë të përkryer te PSG-ja është edhe Kylian Mbappe, i cili lojën e kaluar shënoi “hat-trick” përballë Clermontit, në fitoren 6:1. Ai asistoi në një gol të Neymarit dhe e fitoi një penallti.