Marseille është nën presion për të mbajtur vendin e dytë në ligën franceze dhe do t'i duhet Dimitri Payet në formën e tij më të mirë për të siguruar hyrjen automatike në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 35-vjeçari Payet po shijon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij dhe është në rrugën e duhur për të mposhtur rekordin e karrierës për më së shumti gola të shënuar në një sezon.
Ndërsa gara nxehet për vendin e dytë pas Paris Saint-Germainit, Marseille është vetëm tri pikë përpara Rennesit të vendit të tretë dhe Monacos që ka treguar një formë të mirë kohët e fundit. Këto dy klube janë të ndara vetëm nga diferenca e golave, me Monacon që e çon veten në garën e Ligës së Kampionëve pas një serie prej shtatë fitoreve rresht.
Monaco nuk ka kthyer kokën prapa që nga dominimi 3:0 ndaj PSG-së në shtëpi në muajin mars, dhe angazhimi i trajnerit Philippe Clement në mes të sezonit për të zëvendësuar Niko Kovaqin po jep rezultate. Monaco ka shënuar 17 gola në serinë e fitoreve të njëpasnjëshme, që përfshin një fitore në Rennes. Sulmuesi i Monacos, Wissam Ben Yedder është barazuar me atë të Rennesit, Martin Terrier, në vendin e dytë në listën e golashënuesve me 21 gola të realizuar. Të dy janë pas sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappes në këtë listë i ka shënuar tre gola më shumë. Monaco do të luajë të premten te Lille, kampioni i ligës franceze sezonin e kaluar. Marseille është mysafir i Lorientit të dielën. Rennesi luan në udhëtim te Nantesi, por kjo ndeshje nuk do të luhet deri të mërkurën e ardhshme, sepse Nantesi përballet me Nicen në finalen e Kupës së Francës të shtunën. Kjo i jep Monacos dhe Marseillet shansin për të shtuar presion mbi Rennes me fitore eventuale.
Te Marseille, gjithçka varet nga forma e mesfushorit Payet. Pavarësisht viteve të tij, Payet ka shënuar 12 gola – shifra e tij më e mirë në një sezon për Marseillen - dhe ka pasur nëntë asistime. Me aftësinë e tij për të luajtur si një numër nëntë i rremë, ose një “fantazmë” në pozicionin e një lojtari të thellë, Payet është një komponent thelbësor në sistemin 4-3-3 të trajnerit Jorge Sampaoli. Përveç golave të tij, aftësia e jashtëzakonshme e Payetit për të mbajtur topin në këmbë, i lidhur me saktësinë e tij të shkëlqyer në goditjet e lira dhe ato nga këndi, e bëjnë atë një kërcënim të vazhdueshëm për mbrojtësit dhe portën kundërshtare.
“Unë luaj në një sistem që është i përcaktuar mirë rreth meje. Më vijnë shumë topa. Pra, për një numër 10 nuk ka asgjë më të mirë sesa të organizosh gjërat dhe të jesh në qendër të lojës”, tha Payet. “Po përfitoj sa më shumë nga vitet e mia të fundit si lojtar, kjo është arsyeja pse po e shijoj më shumë se kurrë këtë edicion”.
Edhe pse e lexon shpejt lojën, Payet nuk ka qenë asnjëherë lojtar i shpejtë për nga shpejtësia, ndaj me kalimin e moshës e ka rafinuar edhe më shumë lojën e tij.
Edhe
Në Francë, lufta për vendin e dytë mbetet e hapur
“Futbolli sot është shumë më i shpejtë dhe më atletik. Ajo që ka ndryshuar në lojën time që nga ardhja e trajnerit Jorge Sampaoli është pozicionimi im në fushë”, shpjegoi Payet. “Kur filloni të humbni shpejtësinë dhe eksplozivitetin, ju mund të vazhdoni dhe të bëni një ndryshim në fushë nëse jeni mirë i pozicionuar mirë midis linjave dhe jeni në gjendje të gjeni hapësirë”.
Por kur Payet nuk është në formën e tij më të mirë, si në humbjen 3:0 në shtëpi ndaj Lyonit të dielën e kaluar, Marseille ka më shumë vështirësi në fushë. Nëse francezi ka nevojë për ndonjë motivim shtesë për fazën përfundimtare, ai është një gol prapa shifrës së tij më të mirë në karrierë për golat e shënuar në Ligue 1 brenda një sezoni. Payet shënoi 13 për Saint-Etiennen në edicionin 2010/11. E nëse Payet e mban Marseillen në pozitën e dytë deri në fund të sezonit dhe ekipi konfirmon pjesëmarrjen direkt në fazën e grupeve të Championsit, atëherë ai ka gjasa të jetë pjesë e Francës në kampionatin botëror “Katari 2022”. Ishte përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ai që pranoi se po i vëzhgon paraqitjet e Payetit këtë sezon dhe se ka gjasa që mesfushori i Marseillet të jetë pjesë e listës së tij për Katar.