Prej orës 18:00 Sigal Prishtina e luan ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës Ballkanike në basketboll. Në Cetinje, Prishtina përballet me Lovqenin.
Liga Ballkanike në vjetët e fundit ishte shumë e dyshimtë për kurdisje, por Prishtina megjithatë vendosi të garojë.
Ndeshjen në Cetinje e drejtojnë Ognjen Jokiq, Sava Cetkoviq dhe Stefan Kuburoviq.
Jokiqi ishte i dënuar nga FIBA me pesë muaj mosushtrim të funksionit. Ai ishte dënuar të refuzim të bashkëpinimit me FIBA-n. Dyshohet që bëhet fjalë për hetimin e dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve në Ligën Ballkanike dhe për të cilat arbitri kosovar, Daut Mehmeti është përjashtuar përjetë nga basketbolli. Dënimi i Jokiqit përfundoi më 7 gusht.
Artikuj të ngjashëm
-
Arbitri Jokiq, e “përbashkëta” e ndeshjeve të Prishtinës e Pejës në Ligën Ballkanike
-
Pas Prishtinës, edhe Peja në ligën shumë të dyshimtë për kurdisje
-
Prishtina mposhtet në ndeshjen e parë në ligën me katër skuadra
-
Prishtina në ligën me vetëm katër skuadra dhe shumë të dyshimtë për kurdisje
-
Ndeshjet e shumta në Kosovë të arbitrit të dënuar malazez