Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja mes Tottenhamit dhe Rennesit nuk do të luhet

Ndeshja e shtyrë e Ligës së Konferencës ndërmjet Tottenhamit dhe Rennesit nuk do të zhvillohet në një datë tjetër, ka njoftuar UEFA. Spursi kërkoi që ndeshja të shtyhet vetëm 24 orë para nisjes, për shkak të disa rasteve pozitive me Covid-19.

Rennesi e ka akuzuar Tottenhamin për marrjen e një “vendimi të njëanshëm”.

“Në përputhje me Aneksin J të rregullave të Ligës së Konferencës, në bashkëpunim me dy klubet u bë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ta luajtur ndeshjen në një datë tjetër e të përfundojë pavarësisht rrethanave. Për fat të keq, pavarësisht gjitha përpjekjeve, nuk është gjetur zgjidhje që do të ishte e përshtatshme për të dyja klubet. Si rezultat, ndeshja nuk mund të luhet më dhe kjo çështje do t’i dërgohet trupit qeverisës për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë, që kjo e fundit ta marrë vendimin në përputhje me Aneksin J të rregullave të përmendura”, ka thënë UEFA të shtunën.

Tottenhami është në vendin e tretë në Grupin G me shtatë pikë, tri prapa vendit të dytë Vitesses, ndërsa Rennesi, i kualifikuar tashmë në raundin tjetër, kryeson me 11 pikë. Spursi ka avantazh në ndeshjet e ndërsjella me Vitessen.

Artikuj të ngjashëm