Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me probleme me virus takohet me Rennesin

Ndeshja ndërmjet Tottenhamit dhe Rennesit do të zhvillohet pavarësisht shpërthimit të rasteve me koronavirus te klubi anglez.

Antonio Conte do t’i ketë të paktën tetë lojtarë që kanë dalë pozitiv me Covid-19. Pesë të tjerë të infektuar janë edhe nga stafi i skuadrës londineze.

Tottenhami është në vendin e dytë në Grupin G dhe fitorja mund t’i kualifikojë në ndeshjen e plejofit për raundin e 16-të skuadrave më të mira.

Gjashtë skuadra të këtij rrethi të garës janë konfirmuar tashmë, e një prej tyre është edhe Rennesi. Të tjerat janë AZ Alkmaari, Kopenhaga, Feyenoordi, Genti dhe LASK-u.

Tottenhami është i dyti me shtatë pikë, aq sa ka edhe Vitesse, por do të përfundonte aty ku është aktualisht vetëm me fitore.