Dy lojtarë të skuadrës së Tottenhamit kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus.
Tottenhami të dielën luan në udhëtim te Newcastle në kuadër të xhiros së tetë në Premier League, në orën 17:30.
Që të dy lojtarët kanë stërvitur me grupin të enjten.
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por ata duhet të izolohen për 10-të ditë sipas rregullave të Qeverisë britanike.
Nuk do të luajnë në “St James’ Park”, në Ligën e Konferencës kundër Vitesses, si dhe në derbin londinez kundër West Hamit në vikendin e ardhshëm.