Në Vushtrri do të luhet ndeshja më interesante e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Nesër nga ora 20:00 takohen Vushtrria e Trepça, ka njoftuar FHK-ja.
Vushtrria është e gjashta me 10 pikë, kurse Trepça e treta me 15 pikë, transmeton Koha Ditore.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave nuk ka dhënë fitues. Kampionia në fuqi, Besa Famgas pritet të shënojë edhe fitoren e 12-të rresht. Besa të shtunën në Pejë e pret Vëllaznimin e Gjakovës.
Kjo ndeshje fillon në orën 19:00. Vëllaznimi është i pesti me 10 pikë. Besa këtë edicion nuk po ka konkurrencë të denjë dhe prinë në tabelë me 22 pikë.
Edhe
Superliga e meshkujve në hendboll sjell duele interesante
Të shtunën është edhe ndeshja Prishtina – Prizreni (19:30). Të dielën është takimi Llapi – Drenica (18:30), kurse të hënën Kastrioti e Drita takohen nga ora 20:00 në Ferizaj.
Në Superligën e femrave luhen pesë ndeshje të xhiros së nëntë, të fundit për stinorin vjeshtor. Lideri, Ferizaj në derbi të xhiros e pret Prishtinën. Ky takim luhet të dielën nga ora 18:00. Të dielën është edhe ndeshja Samadrexha – Vëllaznimi (18:00). Të shtunën janë dy ndeshje: Istogu – Drita (15:00), Vushtrria – Kastrioti (16:00).