Sport

Hendboll, ndeshje me rivalitet në javën e 11-të

Tri ndeshjet që luhen të dielën pritet të ofrojnë rivalitet dhe hendboll të mirë. Bëhet fjalë për ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), njofton FHK-ja.

Kjo xhiro fillon të shtunën, kur luhen dy ndeshje. Kampionia Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Vëllaznimit (13:30), njëjtë si Prishtina ndaj Prizrenit (15:00).

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 20 pikë, kurse Prishtina është e dyta me 18 pikë. Vëllaznimi është i shtati me 9 pikë kurse Prizreni i parafundit me 3 pikë.

Ndërkohë të dielën janë tri ndeshje tjera. Rivalët, Trepça e Kastrioti, takohen në Mitrovicë nga ora 17:00. Kastrioti është i treti me 12 pikë, Trepça e katërta me 11 pikë. Vushtrria e Drenica luajnë nga ora 16:30, njëjtë si Zhegra e Llapi.