Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndalet edhe Interi, barazon pa gola me Genoan

Interi nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të dalë në krye të tabelës në Serie A.

Pas barazimit të Milanit me Udinesen (1:1), edhe Interi të premten barazoi. Luajti pa gola në udhëtim te skuadra e Genoas. Ndeshja i takoi xhiros së 27-të.

Si Genoa ashtu edhe Interi patën mundësitë e tyre për të shënuar gol, por nuk ia arritën. Madje Interi goditi shtyllën në pjesën e dytë.

Renditja në Serie A pas dy ndeshjeve të zhvilluara të premten në mbrëmje, nuk ka ndryshuar.

Milani mbetet i pari me 57 pikë, ndërsa Interi ka dy pikë më pak në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.