Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ndalet nga Genoa

Interi ka barazuar 1 me 1 me Genoan në xhiron e 18-të të Serisë A.

Skuadra e Simone Inzaghit kaloi në epërsi me Marko Arnautoviqin në minutën e 43-të, ndërsa vendasit barazuan në minutat shtesë të pjesës së parë, nëpërmjet Radu Dragusinit.

Pavarësisht barazimit, Interi ngel lider në tabelë. Ka 45 pikë të tubuara. Juventusi e ndjek nga pas me 40 pikë, por me 17 ndeshje të zhvilluara.