Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli vetëm baras me Veronan

Lideri i Series A, Napoli, ka barazuar pa gola me Veronan në xhiron e 30-të të edicionit.

Napolitanët, që ruajtën disa lojtarë kryesorë për çerekfinalen e kthimit ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve, dominuan ndeshjen por nuk arritën golin e fitores.

Pavarësisht barazimit, Napoli është komod në krye të tabelës me 75 pikë, 14 më shumë se ndjekësi i parë Lazio.

Verona është e 18-ta dhe deri në fund do të luftojë për shpëtim. Ajo ka 23 pikë të tubuara.

Artikuj të ngjashëm