Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, ka barazuar pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A. Napoli dhe Torino të premten mbrëma barazuan me rezultatin 1:1.
Khvicha Kvaratskhelia shënoi në minutën e 61-të për vendësit, kurse tre minuta më pas, paraguaiani Antonio Sanabria, i barazoi shifrat.
Mërgim Vojvoda luajti te Torino nga minuta e 88-të, kurse Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë te napolitanët.
Rrahmani pësoi lëndim në ndeshjen e kaluar në fitoren ndaj Juventusit.
Napoli ka 44 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Torino në vendin e 10-të ka 38 pikë.
Artikuj të ngjashëm