Futboll

Kampioni i Italisë befasohet nga Torino

Torino - Napoli

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, është befasuar të shtunën mbrëma në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e shtatë.

Napoli pësoi disfatë 1:0 nga Torino në udhëtim.

Për Napolin ishte disfata e dytë këtë edicion. Ka edhe pesë fitore. Është në pjesën e epërme të tabelës me 15 pikë.

Golin e fitores për vendësit e shënoi Giovanni Simeone në minutën e 32-të.

Mysafirëve iu anulua një gol i Noa Langut në minutën e 94-t për shkak të pozitës jashtë loje.

Napolitanëve iu mungoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për shkak të lëndimit.

Te Torino, Kristjan Asllani në minutën e 84-t u zëvendësua me Ardian Ismajlin.

Torino është në mesin e tabelës me tetë pikë.