Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli bën tjetër gabim

Napoli ka gabuar edhe një herë në Serie A. Kampioni i Italisë ka barazuar pa gola me Monzan në xhiron e 18-të.

Pavarësisht dominimit të plotë në ndeshje, skuadra e Walter Mazzarrit nuk arriti golin e fitores.

Për 90 minuta te Napoli në këtë ndeshje u paraqit edhe ylli i Kosovës, qendërmbrojtësi Amir Rrahmani.

Nga 18 ndeshje deri tash, Napoli ka tetë fitore, katër barazime e gjashtë humbje. Ka grumbulluar 28 pikë dhe është në pozitën e shtatë në tabelë.