Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli s’ia shet Koulibalyn Juventusit

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka thënë se ky klub s’do ta shesë Kalidou Koulibalyn këtë verë.

Qendërmbrojtësi është përfolur në vazhdimësi për largim nga napolitanët. Sivjet u raportua se po kërkohet nga Barcelona dhe Juventusi.

“Ne nuk kemi pasur nevojë t’i tregojmë Koulibalyt se nuk e shesim te Juventusi – sepse e konsiderojmë Koulibalyn të paprekshëm dhe të patransferueshëm”, ka thënë Giuntoli, raporton “Goal”.

Artikuj të ngjashëm