Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon transferimin e Koulibalyt

Drejtori i Juventusit, Federico Cherubini po planifikon të takohet me agjentin e Kalidou Koulibaly, Fali Ramadani, shkruajnë mediat në Itali.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po planifikojnë të transferojnë Koulibalyn nëse largohet Mattijs de Ligti.

Kontrata e mbrojtësi senegalez me Napolin skadon në verën e vitti 2023. Sipas mediumeve italiane, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kërkon 40 milionë euro për Koulibalyn.

30-vjeçari është në mesin e tretë lojtarëve kryesor te napolitanëve që mund të largohen këtë verë.

Ish-kapiteni Lorenzo Insigne u largua për tu transferuar te Toronto në MLS.