Skuadra e Napolit ka refuzuar ofertën e skuadrës së Arsenalit për sulmuesin Victor Osimhen.
Siç raporton “Claciomercato” të dielën, klubi anglez ka ofruar 76 milionë euro, por klubi italian nuk është pajtuar me shumën e ofruar.
Drejtuesit e skuadrës së Napolit u kanë bërë me dije londinezëve se dëshirojnë rreth 110 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Osimhen ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025.
Për shërbimet e sulmuesit interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi.