Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali përgatit ofertë 100 milionë euro për Osimhen

Arsenali po përgatitet për ta transferuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Për nigerianin 23-vjeçar, Arsenali është gati të paguajë 100 milionë euro. Ai pati një sezon të mirë, nën drejtimin e Luciano Spallettit, duke shënuar 14 gola dhe pesë asistime në 27 paraqitje në Serie A.

Për sulmuesin e Nigerisë interesim po shpreh edhe Manchester United. Osimhen me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.