Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli refuzon ofertën e Arsenalit për Osimhenin

Arsenali ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për ta transferuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, e cila është refuzuar, sipas “Il Mattino”.

Drejtuesit e klubit italian ua kanë bërë me dije krerëve të Arsenalit se kërkojnë rreth 100 milionë euro për ta lënë të lirë nigerianin.

Osimhen ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2025.

Te londinezët, 23-vjeçari po shihet si zëvendësues të Alexandre Lacazettes që u largua si futbollist i lirë.

Artikuj të ngjashëm