Sulmuesi Victor Osimhen pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur të martën se Napoli parimisht ka pranuar ofertën e Arsenalit për nigerianin.
Thuhet se Arsenali për ta bindur Napolin ka ofruar 80 milionë euro për kartonin e Osimhenit. 23-vjeçari është i gatshëm për t’iu bashkuar Arsenalit, ekip që i ka ofruar kontratë afatgjate. Osimhen ka shënuar 16 gola në 28 ndeshje për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Lille.
Ai ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2025.