Kampioni i Italisë, Napoli, nuk ka lejuar befasi të martën mbrëma.
Napoli fitoi 2:0 ndaj Bragas dhe kështu është kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Serdar Saatçi shënoi autogol në minutën e nëntë, ndërsa Victor Osimhen shënoi për 2:0 në minutën e 33-të.
Napoli përfundon i dyti në Grupin C me dhjetë pikë. Braga renditet e treta me katër pikë dhe vazhdon në Ligën e Evropës.
Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen te Napoli.