Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër hap drejt titullit i Napolit

Napoli ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit në elitën e futbollit të Italisë.

Napolitanët me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, kanë fituar të premten mbrëma në udhëtim te Lecce, në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A.

Giovanni Di Lorenzo shënoi për epërsinë e Napolit në minutën e 18-të.

Pas një tollovie në zonë në minutën e 52-të, shifrat i barazoi Federico Di Francesco.

Megjithatë, Napoli nuk u dorëzua dhe mori pikët e plota.

Autogoli i minutës së 64-t nga Antonino Gallo, vulosi çështjen e fituesit në këtë ballafaqim.

Edhe Napoli fiton me përmbysje Futboll 4 muaj më parë Napoli fiton me përmbysje

Rrahmani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Napoli shkoi në kuotën e 74 pikëve në krye të tabelës.

Lecce mbetet në pozitën e 16-të me 27 pikë.