Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Benfica fiton ndaj Napolit në Portugali

Benfica

Benfica e ka mposhtur kampionin e Italisë, Napolin, të mërkurën mbrëma në Lisbonë. Ndeshja e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Champions përfundoi 2:0 për skuadrën portugeze.

Richard Rios në minutën e 20-të dhe Leandro Barreiro në minutën e 49-të i shënuan golat për Benfican.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli.

Benfica e shënoi vetëm fitoren e dytë në Champions. Me gjashtë pikë mbetet jashtë zonës që dërgon në fazën nokaut. Napoli po ashtu nuk është në pozitë të mirë. I ka vetëm shtatë pikë. E pësoi humbjen e tretë.