Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli në garë për Muanin

Napoli ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit Kolo Muanit të Eintracht Franfurtit, raporton “Calciomercato” të enjten. Muani shihet si zëvendësues i Victor Osimhen që pritet të largohet në verë nga klubi italian.

Muani ka treguar paraqitje të mira sezonin aktual, duke shënuar 29 gola në 30 ndeshje për Eintracht Franfurtin. Paraqitjet e tij në Gjermani kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Në mesin e klubeve të interesuara janë edhe PSG-ja, Bayerni, Unitedi, Liverpooli dhe Milani. 24-vjeçari me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm