Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nis negociatat për Muanin

Bayern Munichu ka nisur negociatat me Eintracht Frankfurtin për sulmuesin Randal Kolo Muani, përcjell “Sky Sport Germany” të hënën. Sulmuesi francez pritet të largohet nga Frakfurti këtë verë, ndërsa Bayerni po vlerësohet favorit për transferimin e tij.

Mësohet se Bayerni ka ofruar 50 milionë euro për 24-vjeçarin, ndërsa Frankfurti po kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e tij.

Muani është njëri prej sulmuesve më të mirë në Bundesligë këtë sezon, ndërsa me Frankfurtin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Frankfurtit nga Nantesi, ndërsa deri më tani ka 20 gola e 14 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm