Futboll

Kolo Muani e dëshiron kthimin te Juventusi

Randal Kolo Muan

Newcastle United ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e Randal Kolo Muanit, që është futbollist i Paris Saint-Germainit. 

Por, sulmuesi francez e dëshiron kthimin te Juventusi, skuadra ku ishte i huazuar në pjesën e dytë të edicionit të kaluar, ka njoftuar “Corriere dello Sport” të shtunën. 

Skuadra e madhe italiane e dëshiron një tjetër huazim të tij, por PSG-ja synon që në klauzolë ta shtojë obligimin e blerjes së tij në fund të edicionit për afro 40 milionë euro. 

26-vjeçari Kolo Muani i realizoi 12 gola dhe pati katër asistime në 36 paraqitje në edicionin e kaluar. 
Në Botërorin e klubeve këtë verë në SHBA me Juventusin i realizoi dy gola dhe një asistim.