Skuadra e Eintracht Frankfurtit ka caktuar çmimin për sulmuesin Randal Kolo Muani, i cili mund të largohet në verë. Për 24-vjeçarin, i cili ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane, Frankfurti po kërkon hiq më pak se 100 milionë euro.
Francezi Muani është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në treg dhe te Frankfurti janë të gatshëm ta lirojnë nëse marrin një shifër të tillë nga ndonjë ekip i interesuar për shërbimet e tij. Muani po shkëlqen këtë sezon te Frankfurti, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 13 asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e ekipit gjerman prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Nantesi i Francës.