Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eintrachti kërkon 100 mln për Kolo Muanin

Sulmuesi Randal Kolo Muani është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në këtë afat kalimtar të verës.

Duke parë interesimin e skuadrave të mëdha për francezin, krerët e Eintracht Frankrutit kanë caktuar çmimin e lirimit të tij këtë verë.

Për kartonin e Kolo Muanit, ekipi gjerman po kërkon 100 milionë euro, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë treguar Real Madridi, Manchester Unitedi e Bayern Munichu.

24-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Frankfurtit nga Nantes dhe në edicionin e tij të parë në Gjermani ka shkëlqyer. Në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar 17 herë.

Kolo Muani ka kontratë me Frankfurtin deri në verën e vitit 2027.