Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muani i lumtur me kalimin te Parisi

Sulmuesi Randal Kolo Muani është shprehur tejet i lumtur që do të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit. Ai te Parisi u transferua pak para mbylljes së afatit kalimtar, ndërsa ka thënë se me padurim pret të debutojë me fanellën e ekipit francez.

Muani iu bashkua Parisit nga Eintracht Frankfurti për 90 milionë euro dhe ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.

“Është kënaqësi dhe krenari për mua që jam pjesë e Parisit. Më tërhoqi projekti i klubit dhe me padurim pres të luaj me këtë fanellë”, ka thënë Muani.

Sulmuesi 24-vjeçar këtë edicion ka shënuar 3 gola në 4 paraqitje për Frankfurtin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Nantesi.

Edicionin e kaluar, Muani shënoi 23 gola dhe bëri 17 asistime në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.