Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muani insiston t’i bashkohet Parisit

Sulmuesi Randal Kolo Muani është i vendosur që t’i bashkohet Paris Saint-Germainit këtë verë. Madje, mësohet se francezi ka ndërmarrë veprime për ta detyruar Eintracht Frankfurtin ta pranoj ofertën e Parisit.

Mediumet gjermane kanë raportuar të mërkurën se Muani po refuzon të stërvitet me ekipin në tentim për ta finalizuar kalimin te Parisi.

Skuadra franceze ka kohë që ka shprehur interesim për transferimin e tij, por Frankfurti ka refuzuar të gjitha ofertat deri më tani.

Së fundmi, ka refuzuar edhe ofertën prej 80 milionë eurosh, pasi për lirimin e Muanit po kërkon të paktën 100 milionë euro.

24-vjeçari prej vitit të shkuar është pjesë e Frankfurtit dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Këtë edicion, ai ka shënuar 3 gola në 4 paraqitje në të gjitha garat.