Paris Saint-Germaini ka fituar garën ndaj skuadrave të tjera për sulmuesin Randal Kolo Muani, ka njoftuar “BILD” të martën. Bëhet e ditur se Parisi tashmë ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për transferimin e sulmuesit të Francës.
Parisi është pajtuar të paguajë 80 milionë euro për Muanin, të cilin pritet ta zyrtarizoj gjatë kësaj jave.
Me ekipin francez, sulmuesi 24-vjeçar do të firmos kontratë pesëvjeçare dhe po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv. Muani verën e shkuar iu bashkua Frankfurtit, ekip me të cilin firmosi kontratë deri në vitin 2027 dhe shkëlqeu në edicionin e tij të parë.
Ai shënoi 23 gola dhe bëri 17 asistime në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.