Bayern Munichu është futur seriozisht në garë për shërbimet e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja gjermane “Bild”. Mësohet se Bayerni po bën gati ofertën për ta bindur Napolin në lirimin e sulmuesit 24-vjeçar këtë verë.
Bayerni do të ofrojë të paktën 100 milionë euro për Osimhenin, i cili po monitorohet edhe nga Manchester Unitedi, Real Madridi, Arsenali e Chelsea. Ai po shkëlqen këtë sezon, ku ka shënuar 25 gola në 29 paraqitje për ekipin italian në të gjitha garat.
Osimhen iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Lille dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.