Bayern Muencheni ka nisur kontaktet me Napolin për sulmuesin nigerian, Victor Osimhen. “Corriere dello Sport” ka raportuar të premten se Bayerni po e synon transferimin e Osimhenit gjatë afatit kalimtar të verës.
Në fakt Osimheni te bavarezët po shihet si zëvendësim ideal për Robert Lewandowskin, që tashmë ka kërkuar largimin nga Bayerni.
Megjithatë, Bayerni duhet të paguajë një shumë të majme për ta siguruar Osimhenin, të cilin Napoli është i gatshëm ta lirojë për 100 milionë euro.
Sulmuesi 23-vjeçar ka pasur një formë fantastike sezonin e fundit te Napoli, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Ai shënoi 18 gola në 32 ndeshje për ekipin italian, të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Lille.