Pas Lorenzo Insignes, një tjetër futbollist i rëndësishëm mund të largohet nga Napoli këtë verë.
Bëhet fjalë për sulmuesin kryesor të skuadrës italiane, Victor Osimhen.
“Gazzetta dello Sport” shkruan të enjten se Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu po mendojnë transferimin e nigerianit.
Osimheni ka pasur ngritje të madhe te Napoli dhe si rezultat i kësaj interesimi i gjigantëve evropian për të është i madh.