Napoli ka arritur të shënojë fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Sassuolo.
Vendasin kaluan të parët në epërsi në minutën e 29 përmes Traores, i cili shënoi pas asistimit nga Locatelli, transmeton Koha.net.
E në pjesën e dytë Napoli shënoi dy herë për të marrë pikët e plota në këtë takim.
Allan së pari barazoi shifrat në minutën e 27, kurse për golin e fitores u përkujdes Elmas në minutën e 90+4.
Tani Napoli arrin në kuotën e 24 pikëve dhe mban vendin e tetë. Kurse Sassuolo në vendin e 13 ka 19 pikë.