Kampioni i Italisë në futboll, Napoli, me shumë vështirësi ka siguruar një pikë nga përballja me Genoan në xhiron e katërt të edicionit në Serie A.
Napolitanët ishin në disavantazh prej dy golash, por në fund arritën të sigurojnë pikën e shtatë të sezonit.
Genoa kaloi në epërsi në minutën e 40-të nëpërmjet Mattia Banit, ndërsa goli i dytë u realizua nga Matteo Retegui në minutën e 56-të. Napoli u kthye në 15 minutat e fundit. Giacomo Raspadori dhe Matteo Politano realizuan dy golat për t’ia siguruar ekipit pikën e barazimit.
Napoli ka shtatë pikë nga katër ndeshje këtë sezon. Genoa ka grumbulluar katër pikë.