Pas rikthimit në top-tri ekipet e tabelës në Serie A me kthimin e 15 pikëve, Napoli ka mposhtur Juventusin në xhiron e 31-të për t’ia pamundësuar kalimin në pozitën e dytë.
Napoli fitoi 1:0 si mysafir i “Zonjës së Vjetër”. Giacomo Raspadori realizoi golin e fitores në minutat shtesë.
Skuadra e Luciano Spallettit ka 78 pikë në tabelë si lidere dhe është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione.
Juventusi është i treti me 59 pikë, dy më pak se Lazio që është e dyta.
Artikuj të ngjashëm