Amir Rrahmani ka gjetur golin me skuadrën e Napolit në fitoren 6:1 ndaj Sassuolos të shtunën.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të në Serie A.
Rrahmani shënoi në minutën e 80-të për 6:0 pas asistimit të Matteo Politanos.
Për mbrojtësin, ky është goli i katërt këtë edicion në Serie A.
Në pjesën e parë Napoli realizoi katër gola.
Serinë e golave e hapi Kalidou Koulibaly, derisa shënuan edhe Victor Osimhen, Hirving Lozano dhe Dries Mertens.
Mertensi realizoi edhe në pjesën e dytë për 5:0.
Edhe
Rrahmani shënon gol për Napolin
Golin e vetëm për Sassuolon e shënoi Maxime Lopez për 6:1.
Me këtë fitore Napoli mban pozitën e tretë me 70 pikë. Sassuolo renditet në vendin e 10-të me 46 sosh.
https://streamja.com/A5JlK?fbclid=IwAR0XNzDx2gzMoV_zRXZX7rzEoIJ3xB1giHqH6wAG6Mp4J083I4kD5dRFfSo