Napoli ka arritur të marrë tri pikë të plota në përballjen me Spezian në xhiron e gjashtë të Serie A.
Napolitanët fituan minimalisht me një gol të Giacomo Raspadorit në minutën e 89-të të ndeshjes.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, kompletoi ndeshjen.
Skuadra e Luciano Spallettit, që në fund u ndëshkua me karton të kuq, i prin tabelës me 14 pikë. Nga 6 ndeshje, Napoli ka fituar katër përballje. Dy ndeshjet tjera i ka përfunduar me barazim.
Artikuj të ngjashëm