Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon 100 milionë euro për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, pavarësisht krizës ekonomike me të cilën po përballet futbolli shkaku i koronavirusit, njofton “Corriere dello Sport”.
De Laurentiis nuk e ka ndërmend të ulë shifrën për reprezentuesin e Senegalit, ndonëse për të po interesohen Paris Saint-Germaini e Manchester Unitedi.
Koulibaly 28-vjeçar ka pasur probleme me lëndime këtë stinor.