Kalidou Koulibaly mund të largohet nga Napoli.
Presidenti i skuadrës italiane, Aurelio De Laurentiis, ka kuptuar se do të vijë një kohë kur ai do të obligohet ta shesë mbrojtësin më të mirë të skuadrës.
“E doja Koulibalyn, kështu që refuzova 105 milionë euro, por do të vijë një kohë dhe ne do të duhet ta shesim atë. Kushdo që thotë se nuk e kemi përmirësuar mbrojtjen, e ka gabim” , deklaroi De Laurentiis.
Për 28-vjeçarin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane si Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Manchester City.